>
LETERSISHQIP

Hijet E Kohës

Në parakalim kohe ishim
rrugëtimet tona duke i ndjekur,
i kërkonim shtigjet e humbura
ndër toka tjera
nën të njëjtin qiell
detrat dhe oqeanet
kaherë i kishim harruar
nuk dinim se prej nga vinin
dallgët e furishme përballë nesh
ngërç ndaleshim për tu marr vesh
vetëm sa kishim dëgjuar
për hijet e tyre, që silleshin
si të dehur nga valët e së kaluarës
nga kureshtja ne pyesnim:
ku jemi, e ku gjendemi..?
Me fat apo pa fat
kishim zhdërvjellë spiralen e jetës me kohë
që flakët të frynin me vrull para nesh…
me frymë të ndjeshme me shpresa të djegura
me këmbëngulje kërkonim
rrugën e sagave në vendin tonë
aty ku i kemi dhe ku rrinin mendimet e shtrira

besoni se rrinim mbi kupën e drunjve mbi zjarr
rrinim por me duar kryqëzuar
me duar të lirë si Prometej të qetë
ndërsa shpirtrat blozë na rrinin
duke kërkuar hijet e kohës së harruar
28. 12. 2012.