>
LETERSISHQIP
Xhemil Bytyçi

Gjuhë Flake

Zëri i vajit tronditës
trishtimi duke medituar
i leckosur në shpirt,
zemra donte të shndriste
me gjuhë flake për dritë…!
gjuha e flakës u zgjua...
tregonte se ka shumë ndryshime,
gjurmët e syve ku ishin ushtruar
brengat ua ndamë miqve…
heshtjen ua falëm armiqve
të gatshëm ishim për zjarr
kurë gjuha e flakës printe…!
16. 06. 2007