>
LETERSISHQIP
Zeki Krasniqi

Ecur

Kalldrëmit të vezulluar nga pikërrima shiu,ecur
I mbështjellur në terrin e natës,etur dashurie
Qullosur nga lotët e syve të qiellit të errrët
As toka nuk më mban, bëhëm zog dielli në
Ëndrrën time

Toka nuk më mbaka, i rrëzuar si ujvarë
Dielli pikon shpres pika të diellta
Buzëve të mija të thara nga lotët e helmta
Unë vazhdoj si zogu këmbëthyer kalldrëmit
Të vezulluar koridoreve të errëta