Zeki Krasniqi
Rrëkëllimë
Rrëkëllimë, lot gëzimi ranë,rrëkllim nga e çara e qiellit
Të rrëzëllyera rreze pikën nga shpirti diellit
Të pikoj dritën e të madhit, buzëve t’trimit
Edhe trimi klithi jetës një herë, lot gëzimit
Rrëkëllimë, zemra mori krih e gjaku ngjyrë
Gjoksi u bë fortesë, të shtatët qiej çava për të hyrë
Me syt e mij pash engjujt, fytyra u lëshonte nur
Me syt e mij pash jetën Trim, skalita të tërën në gur…

Hamburg, 22 mars 2023