>
LETERSISHQIP
Zeki Krasniqi

Te Ura Gurit

Mbi urë të gurit të prita,drojshëm
Nën harqt e saj një gjysmë shekulli
Pak të ndryshkura si pritja ime,si fjala
Si heshtja para gjumit e "lumbardhit".

Natën e shkuar të pash në ëndërr,por
Si e mjegullt më ishe ti gjysma ime
Sa kisha frigë se stë gjej,ti copë bote
Eja e kuvendojm tjetrin gjysmëshekulli

O ti pjesa tjetër e qenjës sime,drojshëm
Lëshova një zë,u tremba u mrekullova
Në gjunjë të rash,mu duk se në krahror
Më preke lozëshëm, o nëmë e shekullit të prita.
Nëntor 2023