>
LETERSISHQIP
Zeki Krasniqi

Tout Va Bien

(Çdo gjë është në rregull)
Tmerohësh
Por se ndoshta çdo gjë është në rregulll
Më thoshte një miku im helvet, „Tout va bien"
Kur diçka hynore ledhaton shpirtin
Dashuri ti, që vezullon syt

Mallëngjehësh
Edhe se ndoshta çdo gjë është në rregull
Kur unë syhapur ëndërroj
Bukurija jote maxheps edhe hënën,zemrës
Një grusht krih më ja dhurove,ta mbuloj botën

Tradhëtohësh
Si nata në qetësinë e errët, kur rrezët e ngrohta
Ngrohin pjesën tjetër të botës ,porse ndoshta
Çdo gjë është në rregull, "Tout va bien" prap ai miku im helvet
Kur melodi e kohës mban rrugët e jetës në harmoni

Po në harmoni më rrëshqasin kujtimet
Si lumi pran dritarës sime,çudi sa ngjajnë çudi
Ylli i dritës reflekton shkëlqimin e syve të mij të hirërosur
Çdo gjë është në rregull,ma thoshte miku im helvet
„Tout va bien „se është dashuri…!