>
LETERSISHQIP

Ç'më Pushtuan Ëndrrat

Nuk thëm se i pava natën
Jo, në pik të ditës më zgjuan

Ç’mu bënë pushtet të dritës së yjeve
Sytë më mbetën n’beteja t’shpirtit
Fjalët as çele guri gojën

N’botën e verbuar duhet t’jetojmë
Sa keq që nuk jemi nën të njëjtin diell
Lum kush është mbi yje

Yjet dhe Erna sonte shohin shumë dritë
Demonët s’kanë sy para diellit
Përandorët kanë thye qafën diku
Veç unë mezi dola nga ëndrrat

Thash të jetoj edhe i verbuar
Se jeta ka udhën e gjatë
Të vjetër sa Via Egnatia

N’pushtetin e diellit
Ëndrrat digjen vet
As acarët s’jetojnë verës
Pa perandorët e tyre

Kam më ju fal bre diellit
Për një kafe bashkë me Ernen
Edhe nëse digjem shkrumë e hi

Nuk paska pranverë pa diell
As jetë të bukur pa ty Erna.