Agim Desku
Kur Thërret Çabrati
Kodër e skuqur dje
E thirr më ka
sa herë shikoja diellin
e agimit mëngjesor
Pranvrat e mia
t’i di ku i kam
Një hap larg
të kisha Shqipni
Me sy të vërbër
të shihja mirë ty
Të ledhatoja më shumë
së një fëmijë
i mbrëmjeve djaloshare
Veç në zemër
të këndoja vet me vete
Kisha frikë
për emrin tënd të lirisë
Sa për vete
s’bëhej fjalë
Me ferr se ferri
jetohej veç në përrallë
Mbrëmjet e Çabratit
më falën një këngë
Edhe sot e ruaj
pse nuk jetova në atdhe të huaj
Me Selmanin, Ibrahimin dhe Ragipin
Ishim dëshmitarë
të farës se keqe hijenash
Poezi studenti
tha baca Xhafer
Ikën të paftuarit e ftuar
dhe u vranë
Dhe ne sërish u burgosëm
për t’u ngjallë fjala
Dymbëshjetë vite ma burgosen mikun tim
studentin Bajram Gashi
Pesëdhjetë vite sërish në burg
Populli im i mirë
Deri më 1999
s’kisha guxim të vizitoja Gjakovën krenare
E them nga plagët e Çabratit
Kurrë mos dëgjofsha tradhti për kombin
Të jetoj poezia e Yllka Domit
Dhe lulet të çelin
më herët se në çdo pranverë në Çabrat.
E kujtova vitin 1988/89 si student në Gjakovë
E thirr më ka
sa herë shikoja diellin
e agimit mëngjesor
Pranvrat e mia
t’i di ku i kam
Një hap larg
të kisha Shqipni
Me sy të vërbër
të shihja mirë ty
Të ledhatoja më shumë
së një fëmijë
i mbrëmjeve djaloshare
Veç në zemër
të këndoja vet me vete
Kisha frikë
për emrin tënd të lirisë
Sa për vete
s’bëhej fjalë
Me ferr se ferri
jetohej veç në përrallë
Mbrëmjet e Çabratit
më falën një këngë
Edhe sot e ruaj
pse nuk jetova në atdhe të huaj
Me Selmanin, Ibrahimin dhe Ragipin
Ishim dëshmitarë
të farës se keqe hijenash
Poezi studenti
tha baca Xhafer
Ikën të paftuarit e ftuar
dhe u vranë
Dhe ne sërish u burgosëm
për t’u ngjallë fjala
Dymbëshjetë vite ma burgosen mikun tim
studentin Bajram Gashi
Pesëdhjetë vite sërish në burg
Populli im i mirë
Deri më 1999
s’kisha guxim të vizitoja Gjakovën krenare
E them nga plagët e Çabratit
Kurrë mos dëgjofsha tradhti për kombin
Të jetoj poezia e Yllka Domit
Dhe lulet të çelin
më herët se në çdo pranverë në Çabrat.
E kujtova vitin 1988/89 si student në Gjakovë
Komente 0