>
LETERSISHQIP

Kurrë Ma Moisi

Moisi
Mendova së të vdiq koha
Në betejat e Gjergjit
Jeta a ishte edhe vdekje
Edhe liri

Të paskan pritur
Nga të katër anët
Më mirë më bën vdekja
Se sa ti të ringjallësh

Si nuk të munden
As pesë shekuj e ferrit
Sërish të panë
në fytyra demonësh

Mezi pritët të vini
bashkë me perandorët
Më i ngjyros lulet e Shqipnisë
me të zezë

Jo s’kthesh ma Moisi
me fytyrën që ke
Kësaj toke ia vëre
vulën e tradhtisë

S’të ka hije rizgjimi
nga bota e ferrit
Mjaft bartëm mbi supe
shekujt e tmerrit

Moisi ma s’ma kap mendja
të rri me ty
Veç nëse shuhen zjarret
Prekaziane

Bota të ka zgjedhur
për Hamlet të ri
E di unë
cili ngjajmë në korb të zi.