Agim Desku
Në Këtë Shekull Vritet Fjala
Pse nuk pata asnjë fuqi ta mbroj fjalën.
Sonte nuk e di as vet ku u gjenda
Më moren gjithëçka çka pata.
M῾i moren dëshirat për të buzëqeshur.
Të ngriti një gotë verë nuk ma mundësuan.
Sonte
Të ktheja veten në luftëtar të lirisë As këtë nuk ma lanë
Dhe cili dolëm fitimtar i orës se poetit
Unë apo poeti në amëshim.
Të gjithë ulëm kokën sepse e kishim harrue diku
Udhëkryqeve pa asnjë shenjë drite.
Poetin e tradhëtova ndoshta edhe unë
Pse nuk u bëra një rebel i krisur
Të theja gotën apo vet botën
Pse lind njerëz kaq të shpirtligë.
Zotnat sonte nuk i patem me vete
Kur fjala e tyre u shndërrue në gjuhë
që asnjëri nuk e kuptuam.
Çuditëm pse pikërisht poezinë
sonte e shanë
Dhe disa herë e vranë.
Si nuk ma bënë copë e grimë më mirë shpirtin tim të lirë.
Në këtë ditë dëshiroja të këtë më shumë diell
Për trëndafilat e mikes sime.
Edhe diellin sa keq që e mbushen me re cunamesh.
Sonte ma thyen gotën parasysh
Pse doja ta mbushi një lumë të tërë loti.

Komente 0