>
LETERSISHQIP

Itakë Po Mos Ishe Ti

Vitet i kam dëshmitare
Kur jam nisur më të pa
Itaka ime

Me vete mora pije
Jo për t’u dehur
Verë Çamërie
e di se do gjeja aty
Të kam lexue në Iliadë

e di ku je
Arenë luftëtarësh pellazgë
ke qëndue
E vërbuan Homerin
asgjë mos me tregue

Kur 16 shekuj para Krishti
Tanagra shqip Homerit i ka bisedue

Me tërë fuqinë
Sot kam me të përmbëledhë
E në vargun tim kam më të hedhë
Itakē po mos të ishe ti dje
As unë për ty
nuk i kisha nisë këto vargje

Perënditë janë fajtore
Kur thanë
Se Itaka nuk ekziston
Bota u vërbue
Bashkë me Homerin

Popullin tim ma zhdukën
Nga harta pellazge
Pesë shekuj na detyruan
Të jetomëj ferrit të Dantes

Për ty lindnim
Betejave të pafundme
Si Korife
Sërish zgjoheshim
Edhe ma të fortë
Në Promethe.
*Tanagra ka jetue 16 shekuj para Krishti dhe ka fol shqip, 80 km afër Athinës ka jetue.Shih Naim Lacej -“Tangara “Shkodër 2013