>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Ditëlindja Motrës

Për ditëlindjen tënde,
I mblodhëm urimet,
Nga larg t’i dërgojmë,
Plot me përqafime.

Shpirtit tënd të pastër,
I urojmë shëndet,
Gëzimi dhe lumturia,
Të prifshin për jet’.

"U gëzofsh e lumtur,
Shumë vite të tjera!”
Uratat e nënës,
Fluturojnë nga zemra.

Unë po të nis vargje,
T’i kesh si kujtime,
Këndon poezia,
Për ty motra ime.

Gëzuar ditëlindjen,
Urimi vjen furtunë,
Mbaje mend gjithmonë,
Vëllai të do shumë.
Qershor 25, 2019