Alketa Lamaj
Ah, Sikur Të Kisha Sa Gjysma E Saj!
Kur të iki unë…
Shtëpia do të duket bosh, shumë bosh,
Vlerën time më mirë do ta kuptosh!
Kafshatat me zor poshtë do t‘i kalosh,
S‘do të dish si veten ta ngushëllosh!
Do të dëshiroje të ishe në ëndërr,
Po për dreq, kjo ëndërr se ka një fund?!
Pastaj do mundohesh të harrohesh duke fjetur,
Ah ç‘të gjeti, ilaçin askush nuk e ka gjetur!
Do lotosh kur të gjithë të më lavdërojnë
Sikur e bëjnë me qëllim të të pikëllojnë!
Ndonjë gjest të bukur timin do të kujtojnë,
Sa madhështore isha do të tregojnë!
Mbi rrobat e mia si i marrë do të vajtosh!
Vdekje do të duket me sy ti shikosh!
Do të duket ftohtë, shumë ftohtë!
C‘e ka gjetur kështu këtë mot?!
Në rrjet fotot e mia do shikosh,
Bukurinë time do ta ekzagjerosh!
Çdo koment timin do gjurmosh,
E sërisht do qeshësh e do lotosh!
Edhe kur mos te jem,
Unë do jem…,vendin bosh unë do e kem!
Ju do mendoni si do mendoja unë,
Do bëni gjërat që do më kënaqnin më shumë!
Të më falësh për gjërat që s‘arrita të bëja dot!
Ti e di që kohën se kisha më në dorë!
Tani s‘dua më të mbytesh kot në lot!
Thjeshtë, VAZHDO JETO!

Më shumë nga Alketa Lamaj
- Të Kalova Para Syve…
- Heshta Dhe Kurrë S’u Pendova
- Mos Më Prek Me Dorë
- Mos I Mallkoni Fëmijët Tuaj
- Të Të Kuptojnë Është Gjithçka
- Poezite E Mia
- Kjo Për Tradhëtarët
- Më Lini Të Gaboj
- Shpirti I Fluturës
- Shpërndarësit E Mirësisë
- Shtrëngata E Dëborës
- Çohu O Ma
- Po Më Paragjykon?
- Huanita
- Më Duket Se Të Kam Thënë “Të Dua”
- Gjyshi Kiçooo
Komente 0