>
LETERSISHQIP
Alketa Lamaj

Heshta Dhe Kurrë S’u Pendova

Heshti ora…
Heshti shiu…
Heshti makineria…
Heshti artileria…
Heshti dhe pylli…

Po ti di të heshtësh?!
Aha, të duket gjëja më e thjeshtë në botë?!
Kur të flasësh dhe kur të thuash “stop”?!
Mendon se heshtjen mund ta zotërojnë të dobtë?!
Mendon se është e gabuar?!

Padyshim, jo të gjitha heshtjet janë njëlloj.
Siç ka nga ato që janë flori, të shpëtojnë!
Ka dhe nga ato vrastare, të shkatërrojnë!

“O fol si njeri me mend
O hesht si një kafshë, rri në vend”
Çfarë ka dashur të thotë me të autori,Saadi?!
Vallë të dish të qepësh gojën kërkon zgjuarsi?!

Hesht! Hesht!
Heshtje sa e bukur që më je!
Sa vlerë që ti ke!
Kush si ti mund të flasë sa mijëra fjalë!
Pa përdorur asnjë tingull, zhurmë, zë, frazë!

Sa e thellë je s’ta pret mendja!
Në thellësinë e një deti u enda.
Shumica e njerëzve veç ty të meritojnë.
Edhe pse jo të gjithë e kanë aftësinë të të kuptojnë
Madje, në ca raste, sa mirë mos të të deshifrojnë!

Heshtja është dhe mungesë guximi,
Shpesh merret dhe si akt pajtimi.
Por, dua të merrem me avantazhet që ti ke,
I lumi ai që di të të përdori si duhet “Ohe”!