Alketa Lamaj
Po Më Paragjykon?
-Po më paragjykon?!
E di, prej tyre askush nuk shpëton!
Epo mirë, po të them, ashtu vazhdo!
Mos dëgjo dhe as kupto…
Asnjë grim s‘do përpiqem të të ndryshoj mendim!
Të duket gjë se është problemi im?!
Madje, madje do t‘i fryj zjarrit më shumë,
Do hedh material derisa të bëhet shkrumb!
"Paragjykimi sheh çfarë do vet,
Jo çfarë është e vërtetë.“
E ka thenë Aubrey Thomas de Vere.
A ka për ty ndonjë farë vlere?!
Paragjykimet janë mendime shterpë!
Që së shpejti çdokujt i kthehen në kokë të vet!
Janë mendime të pavlera,
Në më të shumtën e herëve i merr era!
Prandaj paragjykimet nuk i llogaris,
Me ta nuk ndaj hallet e shpisë!
Se po ta kisha berë nuk do paragjykonin!
Veç do të lotonin!

Më shumë nga Alketa Lamaj
Komente 0