Alketa Lamaj
Mos Më Prek Me Dorë
Mami më goditi…
Herën e parë ishte veç një shpullë…
Të dytën, si një bishë, gjithçka ishte më me vrull.
Kokën pa ndërprerje ma përplasi në mur…
Vdekjen e pashë, thashë:” Tani o kurrë!”
Nuk mund ta besoja që dikush që dashuroja…
Dhunën as te kafsha s’do ta pranoja!
Dashuria s’mund të jetë kurrë dhunë!
Sa e pavlerë në sytë e tij, e ti te unë!
“Hë, se mbase do ndryshoj?!”
Po t’ja jap shkelmin, ku të shkoj?!
Mami për opinionin do mendoj!
Nga erdha, prapë do më dërgoj!
T’i ankohem vjerrës dhe vjerrit?!
Ata që e kanë mësuar:”Bjerri!
Ekzistojnë institucione apo shoqata?!
Apo, prapë do përfundoj me duar të thata!
Ç’më gjeti e shkreta! Ku të shkoj?!
“Ujku qimen e ndërroj, por zakonin se harroj!”
Pse po ma nxin jetën padrejtësisht?!
Po s’të bëra, dërgomë ku më more, miqësisht?!
Dikush tjetër është i etur për mua, natyrisht!
Ti që ngre dorë je burrë i vogël,
Qëllon sepse je shumë, po shumë i dobët!
Atë dorë duhej ta përdorje veç për të përkëdhel!
Pa një femër s’do ekzistonte bota, teveqel!
Një ditë e gjeta forcën dhe thashe: “Stop!”
Këtë herë mendjen s’ma ndryshoj dot.
Do bëhem e fortë të rrisë dhe edukoj fëmijët.
Ç’faj kanë ata ferrin ta përjetojnë përditë?!
Po ua rrahe nënën, as atyre s’ua do sytë!
Do punoj fort derisa të ngrihem në këmbë!
Puna dhe ekonomia bëjnë që asgje mos të tremb.
Koha ta hedh të kaluarën mbrapa!
Kokën lart dhe veç para do hedh hapa!
Çdo gjë kalon…
Do kaloj dhe kjo dallgë, ky siklet!
Me siguri diçka më e mirë të pret!
Pas shiut, jeta gjithmonë diell të sjellë!
( P. s kjo poezi nuk është një përjetim personal

Më shumë nga Alketa Lamaj
Komente 0