>
LETERSISHQIP
Alketa Lamaj

Më Duket Se Të Kam Thënë “Të Dua”

Të kërkova me qiri,
ishe kudo dhe asgjëkundi ti.
Prit e prit sa të kam pritur!
Kur mendova se durimi s’qenka pa kufi,ndodhi një çudi!

Të të takoja ishte një dhuratë.
Dy joperfektë që udhëtojnë në të njëjtën varkë.
Edhe mijëra jetë të jetoja,
gjithmonë e etur do të përfundoja!

Se erdhe ti dhe i dhe botës ngjyra,
filloi të buzëqeshte dhe natyra,
s’ish më gjithçka veç bardhë e zi.
Si ja dole më thuaj t’ja di?!

Nga një njeri
u shndërrove në një shtëpi.
Në çdo agim e perëndim me ty.
Të jetoj pa ty, jo më e jo, s’di.

Në sytë e tu ndihem e lumtur.
Edhe pse s’jam ndihem femra më e bukur.
Zëri yt është ilaç
Të të ndryshoj nuk ka shans?!

Ti s’ja fute vrapit me stuhinë e parë.
Të qëndroje mendjen e kishe ndarë.
Diell unë besoj përgjithmonë te “ne”.
Zemrën, mendjen dhe sytë ti i ke.

Ti je njeriu im,
partner në jetë dhe në krim.
Ti je shpirti im binjak
Të ta përshkruaj është gjithmonë pak!