Alketa Lamaj
Gjyshi Kiçooo
A je i lumtur në parajsë?!
A i ke bërë të fala mamasë?!
Tashmë je takuar me të preferuarit e tu…
Nga jeta e padrejtë ke shpëtu…
Kuçedra u tregua e pabesë me ty!
Ti gllabëroi dy mrekullitë…
Oh, si durove pa ja nxjerrë sytë!
Me duart e tua ta kishe mbyt!
Si duroj zemra e gjorë dhe s‘bëri bum?!
Çfarë duhet të ndodhte më shumë?!
U plagos e shkreta dy herë…
A ka jeta më vlerë?!
Tani e di, e di, e kam kuptuar…
E di ku e gjete forcën për të vazhduar.
Ti dhe Nëne Polja e deshët jetën shumë.
Pas saj u kapët fort që të mos bini në lumë!
Gjyshi Kiço, gjysh trim
Ikja jote na la jetim,
Ti ishe një prind i dytë.
Te mani s‘ka më kush me na pritë!
Të bërtasesh edhe njëherë me zë të lartë:
-Ngreu, ngreu moj plakë.
- Ngreu se kanë ardhë fëmitë.
Për ta kanë nevojë më shumë pleqnitë!
Qyshi Kiço, gjysh trim
Ta dish se te dera jote gjetëm qetësinë,
Ngrohtësinë,sigurinë, dashurinë, shtëpinë!
E kurrë në jetë të jetëve s‘do ndahesh prej nesh!
Në kujtimet dhe zemrat tona gjithmonë do jesh!
A i ke bërë të fala mamasë?!
Tashmë je takuar me të preferuarit e tu…
Nga jeta e padrejtë ke shpëtu…
Kuçedra u tregua e pabesë me ty!
Ti gllabëroi dy mrekullitë…
Oh, si durove pa ja nxjerrë sytë!
Me duart e tua ta kishe mbyt!
Si duroj zemra e gjorë dhe s‘bëri bum?!
Çfarë duhet të ndodhte më shumë?!
U plagos e shkreta dy herë…
A ka jeta më vlerë?!
Tani e di, e di, e kam kuptuar…
E di ku e gjete forcën për të vazhduar.
Ti dhe Nëne Polja e deshët jetën shumë.
Pas saj u kapët fort që të mos bini në lumë!
Gjyshi Kiço, gjysh trim
Ikja jote na la jetim,
Ti ishe një prind i dytë.
Te mani s‘ka më kush me na pritë!
Të bërtasesh edhe njëherë me zë të lartë:
-Ngreu, ngreu moj plakë.
- Ngreu se kanë ardhë fëmitë.
Për ta kanë nevojë më shumë pleqnitë!
Qyshi Kiço, gjysh trim
Ta dish se te dera jote gjetëm qetësinë,
Ngrohtësinë,sigurinë, dashurinë, shtëpinë!
E kurrë në jetë të jetëve s‘do ndahesh prej nesh!
Në kujtimet dhe zemrat tona gjithmonë do jesh!
Më shumë nga Alketa Lamaj
- Më Duket Se Të Kam Thënë “Të Dua”
- Huanita
- Po Më Paragjykon?
- Çohu O Ma
- Shtrëngata E Dëborës
- Shpërndarësit E Mirësisë
- Shpirti I Fluturës
- Më Lini Të Gaboj
- Kjo Për Tradhëtarët
- Poezite E Mia
- Të Të Kuptojnë Është Gjithçka
- Mos I Mallkoni Fëmijët Tuaj
- Mos Më Prek Me Dorë
- Heshta Dhe Kurrë S’u Pendova
- Të Kalova Para Syve…
- Ah, Sikur Të Kisha Sa Gjysma E Saj!
Komente 0