>
LETERSISHQIP
Alketa Lamaj

I Duhuri

Kush mendon se është i duhuri?!
Çfarë duhet të ndodhi të rrëzohet muri?
Çfarë cilësish duhet të ketë,
që një histori të jetë e vërtetë?

Dëshiron të bini në dashuri,
qëkur të shiheni për herë të parë në sy?
Të jetë i bukur shumë?!
Tamam si një llokum?!

Mos do të ketë dhe pasuri?!
Ti gjesh të gjitha gati ti?!
Mos të pëlqen më mirë ndonjë gangster?!
Të ta bëj jetën terrr…

Padyshim mund të ketë shumë cilësi,
por, veç një gjë ka vërtetë rëndësi.
I duhuri është veç “ Ai”
Që njëri-tjetrin zgjodhën të dy.

Të zgjodhi e të zgjedh për çdo ditë,
Me të janë dakord dhe perënditë.
Bashkë në të mirë e në të keq!
Edhe kur gjerat shkojnë për dreq.