Alketa Lamaj
Të Kërkoj Falje
Që në të kaluarën s‘të kam kuptuar,
Shpesh herë të kam keqtrajtuar.
Mbase jam ende në qorrsokak,
Por, çdo ditë përpiqem te gjej rrugën ndopak!
Të kam parë me sytë e botës,
Sot ja kam venë gishtin kokës.
Sipas interesit kanë për të të trajtuar.
S‘ke pse je perfekte, kur ke për ta kuptuar!
Pse? Pse mua? Pse mua ky fat i zi?!
Me zinxhirin e dhimbjes e lidhur në çdo fatkeqësi!
Kërkoja veç lumturinë në këtë botë,
Të përballoj dhimbjen kërkoj sot.
Të kërkoj falje që të kam shqetësuar,
Energji që duhej përdorur për të përmirësuar,
Për të krijuar,dashuruar, për t‘u rritur,
Te qëllimi final për të mbërritur.
E di, të kam lënduar pa fund,
Mendimi jocilësor të mund!
Se ti, vetëm ti je armiku më i madh,
Që vetë duhet t‘i bësh ballë!
Të kërkoj veç zgjuarsi o zot,
Çdo gjë tjeter është një mashtrim i kot.
Nuk do të ankohem për çka më ke caktuar,
Si të vi jeta kam për ta pranuar.

Komente 0