>
LETERSISHQIP
Alketa Lamaj

Shoqja Ime

Kur të takova për herë të parë,
rrugët me lot i kisha larë.
Ndihesha si në shkretëtirë,
vdekja e nënës na la në zbrazëtirë.

Ti solle dritë në errësirë,
E bëre të lehtë çdo të vështirë.
Me siguri nga qielli të kanë dërguar?!
Me qëllim çdo gjë për të ma lehtësuar!

Si me shkop magjik zvogëlove trishtimin.
Dhe ngadalë, ngadalë shumëfishove gëzimin.
Ishe aty në çdo hap, e çdo gëzim.
Pa kërkuar asgjë në këmbim.

Me ty koha fluturonte, kurrë s’mjaftonte.
Ndienja e bukur, misterioze na shoqëronte.
U shëndrove në një familje të dytë.
Falenderoj zotin që të dërgoj për çdo ditë!

E di, shoqëria e vërtetë është e rrallë.
Të mos kesh shoqëri është vërtetë një hall.
Sepse pa të asgjë s’ka njëlloj vlerë!
A mund të jetohet pa diell?!

Mos e largoni shoqërine,
Duke menduar për “tradhëtinë“.
Nëse mendon se nuk ka shokë të vërtetë,
Atëherë bëhu një i tille vetë!