Ardi Omeri
Pa Copyright!
dedikuar lirisë e jo vjedhjes
Tani s’të ndaloj më,
të dedikosh me vargjet e mia!
Nuk kam më asnjë të përveçme,
mund ti marrësh edhe ti,
që më ke parë tërë kohën me inat!
Ti vesh mbi kokë e të mburresh që i ke krijuar,
duke menduar të dashurën në tëndin shtrat!
Ç’ke, të dhemb koka?
Pi një aspirinë apo analginë!
Të dhemb zemra?
Ve poshtë gjuhës një trini trinë!
Të dhëmb stomaku?
merr një malox e do të kalojë...
Të dhëmb gjoksi?
merr frymë me spray, të lehtëson!
Të dhemb syri?
Kërreje thoshte Adhamulli i Çajupit,
ke syrin tjetër, bëje që ai të paktën të shpëtojë!
-Atëherë ti qenke doktor!?
-Jo, jam i sëmurë,
të gjitha ç’të këshillova i kam prekur me dorë!
-Atëherë ti qenke i mbaruar!
-Mbase, mendimi yt,
Por unë pa viagra e Copyright-e deri më sot kam jetuar...
Prandaj s'dua asnjë me Copyright!
Çfarë kam krijuar e deri atë ditë do të krijoj,
mjaft që të di se do të lexohet,
le ta marrë dhe ta shpërndajë kush të dojë!
Gërmat janë shumë dhe lindin të lira
është e kotë ti mbështjellësh me të trashë gunë...
Kanë nevojë vetëm për ajër të pastër,
ndaj lërini pa Copyright, siç po i le unë!

Më shumë nga Ardi Omeri
- Blasfemi
- Atëherë Do Të Jetë Vonë
- I Falem Dashurise!
- Gjithmone I Dashuruar!
- Zot, Mos Me Vidh Lotin!
- Natën, Dashuri!
- Gladiator Dhe Skllav!
- Gri Ne Shpirt...!
- Dy Rrjeshta Për Ty
- Ajo Ç'virgjëroi Mëkatin Tim
- Tretur Në Varg Pasioni...
- E Patjetërsueshme
- Në Hollin E Mortjes
- Vetëm Një
- Fshehur Mes Gërmash
- Pa Koment, Pa Shkak
Komente 0