Arqile Garo
Mburru Moj Kala E Lashtë
Kështjellë e lashtë e legjendare,
në Ergjiri, i shtrenjti vend,
ngjeshi takëmet kombëtare,
dhe priti ca burra të rëndë.
O ti, kalaja e vendlindjes,
që bëre luftra pa mbarim!
Po të vijnë trimat e rilindjes,
dasmorët e atdheut tim.
Aty ku mbrinin lajmëtarrët
e varnin armët me nxitim,
vinë sazexhinjtë e këngëtarët,
kërcet shampanja pa kursim.
Ku ngrinte çadrën serasqeri
e ku në gjunjë merrte avdes,
rri numëroj dhe unë i mjeri,
një limuzinë… tre mercedesë…
E në bodrumet e mëdhaja,
ku mprihej shpata e vlonte zifti,
valon pilafi, zjen paçaja…
"Haj, të na trashëgohet çifti!"
Lart në bedenat madhështore,
ku lidhej ganxh’ e akënxhiut,
nderen kravatat ministrore,
gjëmon daull’ e arixhiut.
Aty ku rrinte Argjiroja
kur bëj të hidhej në humnerë,
rri kapardisur kryeroja
dhe këngës labçe seç ja merr.
E tek qëndronte Ali Pasha
e thithte tymin e çibukut,
shtriqet mbi prush, dridhet ndën masha,
të mbyt aroma e sunxhukut.
Ku rrinin rojet vigjilente,
e shtinin mbi hordhitë armike,
prunë materiale detergjente,
ndërtuan dhjetë halé kimike.
Atje më lart te shtatë penxeret,
që kur i sheh të zë një tmerr,
gjëmojnë garuzhdet e tenxheret
dhe damixhanat plot me verë.
Dhe ti sahat, or kohëmatës,
i vjetër sa kulla e Pizës,
merr një pirun, futju sallatës,
kënaqu me shijen e gjizës.
Ngri një dolli e pi me zemër
thuaje hapur, fare troç:
Të trashëgohen të bëjnë emër
oborri, plot me borokoçë!
Harroji luftra e beteja,
projektet janë amerikane,
zakonet do ti bëjmë të reja,
kalatë do kthehen në mejhane.
Të derdhet vera dhe rakia,
sa herë martohet djalë nga fshati,
të ngazëllehet Lunxhëria,
e të tmerrohet Lazarati.
Përplasni gotat e uroni
të trashëgohen fare – fare!
Sa për shpenzime mos mendoni,
se dasma është… qeveritare.
Dhe ti kala mos u bëj hasëm,
ministrit veç t’ ja dish për nder.
Të tillë aheng e të tillë dasëm
s’ të bëri as shoku Enver…
E sapo të mbarojnë kështjellat,
dasmat do bëhen nëpër male.
Atje s’ të tradhëtojnë të vjellat.
Aty nuk ke nevojë për… hále.
në Ergjiri, i shtrenjti vend,
ngjeshi takëmet kombëtare,
dhe priti ca burra të rëndë.
O ti, kalaja e vendlindjes,
që bëre luftra pa mbarim!
Po të vijnë trimat e rilindjes,
dasmorët e atdheut tim.
Aty ku mbrinin lajmëtarrët
e varnin armët me nxitim,
vinë sazexhinjtë e këngëtarët,
kërcet shampanja pa kursim.
Ku ngrinte çadrën serasqeri
e ku në gjunjë merrte avdes,
rri numëroj dhe unë i mjeri,
një limuzinë… tre mercedesë…
E në bodrumet e mëdhaja,
ku mprihej shpata e vlonte zifti,
valon pilafi, zjen paçaja…
"Haj, të na trashëgohet çifti!"
Lart në bedenat madhështore,
ku lidhej ganxh’ e akënxhiut,
nderen kravatat ministrore,
gjëmon daull’ e arixhiut.
Aty ku rrinte Argjiroja
kur bëj të hidhej në humnerë,
rri kapardisur kryeroja
dhe këngës labçe seç ja merr.
E tek qëndronte Ali Pasha
e thithte tymin e çibukut,
shtriqet mbi prush, dridhet ndën masha,
të mbyt aroma e sunxhukut.
Ku rrinin rojet vigjilente,
e shtinin mbi hordhitë armike,
prunë materiale detergjente,
ndërtuan dhjetë halé kimike.
Atje më lart te shtatë penxeret,
që kur i sheh të zë një tmerr,
gjëmojnë garuzhdet e tenxheret
dhe damixhanat plot me verë.
Dhe ti sahat, or kohëmatës,
i vjetër sa kulla e Pizës,
merr një pirun, futju sallatës,
kënaqu me shijen e gjizës.
Ngri një dolli e pi me zemër
thuaje hapur, fare troç:
Të trashëgohen të bëjnë emër
oborri, plot me borokoçë!
Harroji luftra e beteja,
projektet janë amerikane,
zakonet do ti bëjmë të reja,
kalatë do kthehen në mejhane.
Të derdhet vera dhe rakia,
sa herë martohet djalë nga fshati,
të ngazëllehet Lunxhëria,
e të tmerrohet Lazarati.
Përplasni gotat e uroni
të trashëgohen fare – fare!
Sa për shpenzime mos mendoni,
se dasma është… qeveritare.
Dhe ti kala mos u bëj hasëm,
ministrit veç t’ ja dish për nder.
Të tillë aheng e të tillë dasëm
s’ të bëri as shoku Enver…
E sapo të mbarojnë kështjellat,
dasmat do bëhen nëpër male.
Atje s’ të tradhëtojnë të vjellat.
Aty nuk ke nevojë për… hále.
Komente 0