Arqile Garo
Urim Per Diten E Lindjes
E shikon atë majë mali që humbet brënda në re?!
Pa rri pak edhe vështroje sonte që ditëlindjen ke…
Aty lart, në ato humnera, një shqiponjë u lind, u rrit,
dhe dy herë në vit që kthehet, aty thonjtë mpreh, i kalit,
tek një shkrep majë thepisur që porsi diamant shkëlqen
e pastaj merr fluturimin nëpër qiejt anë e kënd…
Hë pra, kur ajo majë mali prej fërkimit të jetë ngrënë,
të jetë sosur, të këtë humbur, të jetë tretur ndënë hënë,
të jetë kthyer në ranishte, të jetë bërë copë e thërrime,
atëhere ti fillo˙ nis e rritu mikja ime!

Komente 0