>
LETERSISHQIP
Bajram Lani

Ajo

Bukur i rrinin syzet origjinale
mbi hundën false
Teksa i dilte sheshit buzëqeshja ironike
që ia jepte atij që quante "dashuri".

Nga buzët me shije silikoni
nuk i fshihej lehtë buzëkuqi i shtrenjtë
që ai ia kishte dhuruar,
për përvjetorin e martesës.

Me dorë e mbante dekoltenë e fustanit Dior
ta fshihte gjoksin e rritur për disa numra
E unazën e diamantit e shfaqte në dorën
që nuk ia zgjaste dhuruesit.

Vetullat tatuazh i ngrinte,
kur shoferi ia hapte derën e makinës luksoze
ta ulte prapanicën false
që ia kishte sjellë të gjitha të mirat.