>
LETERSISHQIP
Bajram Lani

Bijës

Atë dorë që ëndërrova
Kur të prisnim ty
Do ta mbajë përherë
Kur ecim bashkë të dy.

Ti thua se je rritur
Dhe ecën vet pa drojë
Për mua je e vogël
Dhe dorën s'ta lëshoj.

Sot unë ty të mbaj për dore
Nesër do më mbash ti mua
Unë plak do jem, si fëmijë
Ti e rritur, do jesh grua.