>
LETERSISHQIP
Bajram Lani

Mora Vaksinën

Mora vaksinën, dola sheshit
O virus, tash jam imun.
Ku ta dija unë i varfri
Se virusi isha unë.

Mora vaksinën, dola sheshit
S'ke ç'më bën virus i zi.
Ku ta dija unë i shkreti
Se virusi ishe ti.

Mora vaksinën, dola sheshit
Thërras kryelart: Virus ku je?
Ku ta dija unë i ngrati
Se virusi ishim ne.
Përshtatur nga poezia "Ku ta dija unë i varfri" e shkruar nga Kiço Spiri