>
LETERSISHQIP
Bajram Lani

Uthulla Dhe Mjalti

Dy njerëz punonin në treg në të majtë
Njëri shiste uthull, kurse tjetri mjaltë.

Njerëzit me të madhe uthullën e blenin Kurse mjaltën dukej sikur nuk e vërenin.

Shitësi i mjaltës e uli edhe çmimin
E bëri si të uthullës, por blerësit nuk vinin.

Shitësi u brengos dhe shumë u shqetësua
E shitësit të uthullës me fjalë iu drejtua:

"Nuk po kuptoj pse po më ndodhë kjo?
Njerëzit vijnë blejnë uthull, kurse mjaltë jo".

- "Edhe uthull shet" i tha "kur gojëmjaltë je,
e mjalta të mbetet kur gojën uthull ke".