Bajram Lani
Ditën Kur Ra Facebook-U
Atë ditë kur ra Facebook-u
Bota ngadalësoi hapat me bujë
E pamë që jemi prej mishi e gjaku
Jo robotë në dorën e tjetërkujt.
Atë ditë shumëkë se pashë
Siç jam mësuar online t'i shoh
U shkëput lidhja e gjatë virtuale
Por, zemra ishte me ata që i do.
Atë ditë i pamë në sy familjarët
Dhe e kuptuam sa kanë ikur vitet
Përpara na u shfaq dashuria e vërtetë
Siç shfaqen mistershëm monolitet.
Dhe njësoj si monolitet u zhduk
E gjitha ajo dashuri reale
Kur me rikthimin e Facebook-ut
Iu rikthyem dashurisë virtuale.
Bota ngadalësoi hapat me bujë
E pamë që jemi prej mishi e gjaku
Jo robotë në dorën e tjetërkujt.
Atë ditë shumëkë se pashë
Siç jam mësuar online t'i shoh
U shkëput lidhja e gjatë virtuale
Por, zemra ishte me ata që i do.
Atë ditë i pamë në sy familjarët
Dhe e kuptuam sa kanë ikur vitet
Përpara na u shfaq dashuria e vërtetë
Siç shfaqen mistershëm monolitet.
Dhe njësoj si monolitet u zhduk
E gjitha ajo dashuri reale
Kur me rikthimin e Facebook-ut
Iu rikthyem dashurisë virtuale.
05.10.2021
Komente 0