Bajram Lani
Portreti I Nanës
Në atë ballë që dikur shndriste si hanë
Vitet që kaluan shkruajtën emrat tanë
Në dy faqet e saj, tetë histori shkruar
Me vite e vite në fytyrë vijëzuar.
Aty janë netët e gjata pa gjumë
Janë kërkesat tona, që ishin aq shumë
Aty janë ushqimet, veshjet e munguara
Janë dëshirat tona të paplotësuara.
Aty janë sekretet tona që as ne si dimë
Janë vajet, nervozat dhe çdo psherëtimë
Aty është aroma e bukës së nxehtë
Erë e këndshme e djathit vije rrotull lehtë.
Aty janë ninullat kuturu kënduar
Janë lutjet për Zotin që na ka bekuar.
Në flokët e bardha janë dimrat e gjatë
Në kurrizin kërrusur peshën tonë e matë.
Aty një nga një, vitet e mërzisë,
Na i kanë vizatuar rrugët larg shtëpisë.
Sytë e saj janë drita e rrugëtimit tonë
"Këtu është shtëpia", duket sikur thonë.
Vitet rëndojnë supet, e buzëqeshja mbetet
Nga portreti i saj, asnjëherë nuk tretet.
Vitet që kaluan shkruajtën emrat tanë
Në dy faqet e saj, tetë histori shkruar
Me vite e vite në fytyrë vijëzuar.
Aty janë netët e gjata pa gjumë
Janë kërkesat tona, që ishin aq shumë
Aty janë ushqimet, veshjet e munguara
Janë dëshirat tona të paplotësuara.
Aty janë sekretet tona që as ne si dimë
Janë vajet, nervozat dhe çdo psherëtimë
Aty është aroma e bukës së nxehtë
Erë e këndshme e djathit vije rrotull lehtë.
Aty janë ninullat kuturu kënduar
Janë lutjet për Zotin që na ka bekuar.
Në flokët e bardha janë dimrat e gjatë
Në kurrizin kërrusur peshën tonë e matë.
Aty një nga një, vitet e mërzisë,
Na i kanë vizatuar rrugët larg shtëpisë.
Sytë e saj janë drita e rrugëtimit tonë
"Këtu është shtëpia", duket sikur thonë.
Vitet rëndojnë supet, e buzëqeshja mbetet
Nga portreti i saj, asnjëherë nuk tretet.
Komente 0