>
LETERSISHQIP
Bajram Lani

E Verteta Lakuriq

Në qoshe e strukur e vërteta rrinte
E tëra e zhveshur lakuriq
E shihte gënjeshtrën vendi vend si zinte
Sa shumë kishte zënë shokë e miq.

Veç njëri shkoi te e vërteta e trishtë
Do zhvishem lakuriq edhe unë, i tha
Miqtë më akuzuan, me vunë edhe bisht
Por, bisht nuk kam, do t'i bind ata.

Foli e vërteta, rri ashtu siç je
Po nuk të besuan, ata miq s'i ke.