Bajram Lani
Baba
Babën ma ka mbytë kanceri
Para tridhjetë e tri vjetësh
N'moshën ma t'mirë ishte
E kam ditë që po vdes
Kur fëmijët i kam dëgju tek thonin:
"Gjynah, ka me i vdekë baba".
Por, baba u kthy nga Zagrebi
Me pallto e kapelë si detektiv i filmave
E kishte mbytë kancerin,
Siç i mbyti profecitë e të rritunve
të transmetume përmes fëmijëve.
E na rriti duke e shty bjeshkën me gjoks.
Si fëmijë jam mësu me vdekjen e babës
Që jetoi e na pa duke u rritë.
Edhe n'luftë ma kanë mbytë babën.
S'di sa herë ma kanë vra.
Herë veç atë, e herë bashkë me neve.
Varësisht qysh dhe ku zhvillohej lufta.
Ai prapë kthehej n'shpi me uniformë.
E me pushkë e vriste lajmin e rrejshëm,
që e ushqente frikën që rritej çdo ditë.
Jam rritë tu iu tutë vdekjes t'babës
Ndonëse e dija që asgjë s'e mposhtë.
Veç mosha.
Ajo ia mori fuqinë.
Ia mori këmbët e duart.
Sytë e veshët ia kishte marrë më herët
Ia mori jo vetëm kilogramët e tepërt,
po edhe ata të nevojshmit.
E ktheu në fëmijë që frikësohet nga ilaçet
Që s'mund ta durojë as flamën.
Baba, që nuk iu frikësu kancerit as plumbit
Tani po dorëzohet.
E me dorën e vetë po e shkruan lajmin e zi.
Lajmin që nesër s'ka kush ta vrasë.
Para tridhjetë e tri vjetësh
N'moshën ma t'mirë ishte
E kam ditë që po vdes
Kur fëmijët i kam dëgju tek thonin:
"Gjynah, ka me i vdekë baba".
Por, baba u kthy nga Zagrebi
Me pallto e kapelë si detektiv i filmave
E kishte mbytë kancerin,
Siç i mbyti profecitë e të rritunve
të transmetume përmes fëmijëve.
E na rriti duke e shty bjeshkën me gjoks.
Si fëmijë jam mësu me vdekjen e babës
Që jetoi e na pa duke u rritë.
Edhe n'luftë ma kanë mbytë babën.
S'di sa herë ma kanë vra.
Herë veç atë, e herë bashkë me neve.
Varësisht qysh dhe ku zhvillohej lufta.
Ai prapë kthehej n'shpi me uniformë.
E me pushkë e vriste lajmin e rrejshëm,
që e ushqente frikën që rritej çdo ditë.
Jam rritë tu iu tutë vdekjes t'babës
Ndonëse e dija që asgjë s'e mposhtë.
Veç mosha.
Ajo ia mori fuqinë.
Ia mori këmbët e duart.
Sytë e veshët ia kishte marrë më herët
Ia mori jo vetëm kilogramët e tepërt,
po edhe ata të nevojshmit.
E ktheu në fëmijë që frikësohet nga ilaçet
Që s'mund ta durojë as flamën.
Baba, që nuk iu frikësu kancerit as plumbit
Tani po dorëzohet.
E me dorën e vetë po e shkruan lajmin e zi.
Lajmin që nesër s'ka kush ta vrasë.
Komente 0