Denisa Saliaj
Dhemb
Dhemb...
Dhemb të ndiesh pengje,
Të përballesh me imazhe të torturës shpirtërore,
Dhemb të të shfaqen ato momente, ato vende.
T'i shofësh mbyllur e pa mbyllur sytë si makthe mëngjesore.
Dhemb... dhemb...
Çdo gjë që të nxjerr apo krijon anën e errët,
Të gjithë ulërasin " Të qëndrosh në këmbë, në këmbë!"
Por, dhimbja të rrëzon vonë apo herët.
Budallaqe, dhimbja dhemb..
Pesimiste, dhimbja shërohet,
E di dhemb, shi apo diell, dimër apo verë,
Ama, edhe me dhimbjen jetohet.
E di që dhemb...
Por, jo të gjithë ndiejne dhimbje, madje as të tyren,
Ndonjëherë, ajo pjesë të shemb,
Por shiko, ka njerëz që as nuk duan të merren me të e ti mësojnë " hyrjen".
Dhimbja lëndon edhe kur nuk e hap, as kur nuk e përmend,
Është pjesë e formimit ndjesor,
Diku brenda apo jashtë nesh zë vend,
Si të ishte pjesë e pandashme e një organi jetësor.
Dhemb dhe lëre të të dhembë...
Jetoje e ripërjetoje,
Pranoje, herë me peshë shkëmbi e herë si pendë,
Fale dhimbjen, jepi dimensione,
Dhe jeto me dimensionin e saj më të butë,
Është pjesë edhe e një jete tjetër që do doje të jetoje,
Ekziston në ty, meriton të bësh paqe me të se sa ta kyçësh në një skutë.
Dhemb edhe paqa me dhimbjen,
Por shiko, mund ta kombinosh me aspekte të tjera,
Është ndjesi që e fitojmë që me lindjen,
E ndiejmë në frymëmarrje dhe në eshtra...
Dhimbja, e dashur, dhimbja...
Pa të nuk ka bukuri në të tjera ndjesira,
Pranoje dhe jeto me të,
Një ditë s'do ndiesh brenda teje asnjë zë,
Asnjë tingull që të zgjon dhimbje apo lumturi,
Çdo gje do mbarojë si një poezi...

Komente 0