>
LETERSISHQIP
Denisa Saliaj

Unë Dhe Tjetri

Ashtu siç e krijojmë veten, ashtu edhe e humbasim, e ndryshojmë, e përshtasim, por gjithmonë copëzat e çdo faze mbesin me ne. Ndonjëherë është e vështirë nëse duhet t'i ruajmë këto copëza, ti zvendesojme me te tjera, ti leme aty ku kane ndodhur dhe jane krijuar apo mos tu japim fare rendesi. Ne kemi tendencen ta bejme ruajtjen e gjurmeve te lumtura dhe " harresen" e atyre te hidhura, ose ' kujtesen' e fresket per ti kthyer ato copeza ne interesin e egos sone. Ne jemi shume egoist! Ne justifikojme çdo veprim tonin, çdo mendim, çdo zgjedhje, çdo lendim qe shkaktojme, madje e themi dhe se ne duhet ta pranojme veten me kto qe kemi bere, thene etj, dhe kjo eshte shume e drejte, te falesh veten, ta pranosh, permiresosh, por kur behet fjale per tjetrin, ne nuk mbajme te njejtin qendrim! Ne e gjykojme tjetrin, e cilesojme ne baze te asaj qe vepron, as nuk e degjojme, as nuk marrim mundimin ta kuptojme, ta pranojme, ta falim ashtu siç bejme me veten! Ka dhe njerez qe tregohen te ashper me veten dhe tolerant me te tjeret dhe serish kjo te çon ne vuajtje. Ne perpiqemi te gjejme nje BALANCE mes vetes dhe te tjereve. Sigurisht qe te duash veten eshte e rendeishme, paresore, por te duash tjetrin eshte akoma me e bukur, te mendosh dhe per arsyet pse tjetri gabon, ka mangesi dhe shume aspekte te tjera qe natyra njerezore ka. Shpesh ne tregohemi tolerante, empatike, pranues ndaj mangesive te tjetrit vetem kur i duam, kur i kemi te afert, kur ata na bejne te lumtur, pra serish mendojme per veten, i falim ata, sepse jeta jone eshte me e plotesuar me ta dhe kemi frike te mos falim gjerat qe na lendojne! Ne priremi te kenaqim egon tone dhe per ato ' miresi' qe bejme apo te kqija qe falim! Pra, nese parimisht ne e denojme tradhetine, ndodh qe ne e falim, sepse duam ate tradhetar per egon tone, per jeten tone, per copezat tona, por kur na thote dikush se e fali ate ne direkt e gjykojme, e cilesojme si te dobet. Ne fund te fundit secili ka egon e tij dhe TJETRI do te ket jeten e tij te lumtur, egon e kenaqur ashtu si TY! Ndonjehere ne duhet te zgjedhim ate qe kenaq egon tone dhe jo ate qe eshte e drejte, sepse duam Paqe, duam rehati, nuk duam lufte, vetmi, vuajtje pasojash, a eshte kjo lumturi hipokrite?, Varet nga pranimi qe ne i bejme dhe menyra se si e perjetojme. Por, ndergjegja jone duhet te pranoje veten si njeri ku perfshihet edhe tjetri! Tjetri eshte si ne, ka ego, deshira, zgjedhje, ka dhe tjetri identitetin e vet, copezat e veta. Ne ndoshta nuk mund ti njohim, nuk mund ti perjetojme bashke me te, ndoshta edhe nuk mund ti perjetojme bashke me te, ndoshta dhe nuk mund ti kuptojme plotesisht, por ajo qe duhet te bejme ne raport me tjetrin, ta respektojme ashtu si veten. Ta konsiderojme edhe ate me copezat e tij, per te cilat do kemi interes apo rendesi do te varet nga ne dhe tjetri, por nje gje duhet ta dime: Jemi qenie e njejte, me identitete te ndryshem, me shpirtra te ndryshem, por çdokush nga ne, në rrethana te caktuara mund te vepronte si dikush tjeter, I keq, i mire, shume i keq, i drejte ose djallezor, ne i kemi te gjitha brenda vetes ashtu si tjetri, por secili prej nesh i ka te kombinuara ndryshe kto pjese te vetja. Tjetri eshte si ne, qenie me shpirt, por me shpirt ndryshe nga ne, i kundert ose i afert, ingjashem, i pakuptueshem ose plotesisht i kuptueshem, por ndryshe! A mund ta trajtojme tjetrin si vetja? A duhet ti kerkojme tjetrit te na trajtoje si vetja e tij? Ne cdo rast nuk mund te jete njesoj se ne jemi te ndryshem, me pervoja te ndryshme dhe ndonjehere ne jemi vetem, pa tjetrin, pra se pari, ka kufi mes vetes dhe tjetrit. Jeta eshte e vetes, vetja eshte e shpirtit, trupit, identitetit tend ne çdo dimension, eshte qenia e vetme qe do jet me ty deri ne fund brenda dhe jashte teje, prandaj ti e trajton veten sipas nevojes tende, mire, keq, kritike, vleresim, mirekuptim, urrejte, dashuri, pranim, mospranim etj, kurse me tjetrin nuk mund te sillesh sipas nevojave te tua, por sipas nevojave te perbashketa. Te TJETRI nuk mund te kenaqim egon e vetes, por egon e asaj qe na lidh ne me ta. Empatia nuk mund te ndihet per veten, eshte krijuar per Tjetrin, por kufijte e saj ( empatise), vetes dhe tjetrit nuk jane absolute, por BALANCE. Te pranojme tjetrin si qenia qe jemi vete dhe te bejme dallimin e TJETRIT nga VETJA. Dallimin e copezave identifikuese, mos te tradhetosh veten per tjetrin, por as te konsiderosh tjetrin ne funksion te egos tende, te ruash copëzat e TUA, duke respektuar shpirtin e TJETRIT!