>
LETERSISHQIP
Denisa Saliaj

Përmes Nënvetdijes Së Tyre

Ti je gruaja e endrrave te mia!, E forte, e guximshme, kembëngulese, nuk resht duke folur dhe mbrojtur ate qe do dhe mendon, mbron ate qe mendon se duhet, luftarake... Gjithmone kam dashur nje grua te tille ne jeten time,
- Une nuk jam gruaja e endrrave te tua, ti me bere te dukem e tille! Une... une nuk mendoj se jam kjo qe thua ti, ose te pakten nuk jam shumicen e kohes keshtu...
Jam e kunderta e kesaj, edhe pse dua te mbroj dicka, hesht... Nuk luftoj, por rri pasive, mund te ' shpertheje ' 1 minute dhe ta ' melankolizoje' sikur te kete ndodhur para 1 shekulli... Kam frike se ky eshte iluzjoni yt dhe dua te me shohesh si jam dhe jo si do doje te ishte gruaja e endrrave te tua.
- Sigurisht qe je, thjesht duhet te pranosh cdo pjese te vetes. Ti je dhe e di shume mire, une te kam pare per shume kohe qe je nje shpirt luftarake dhe gruaja me e vecante qe me ka bere te luftoje mbrapsht per shume elemente qe ja kane vlejtur, ti je, ti, GRUAJA E ENDRRAVE TË MIA!!
-Ç'rendesi ka, kur ne nuk mund te jemi kurre bashke?
- Vertete ska rendesi, sepse te jesh me dike nuk do te thote se ky person eshte " i endrrave te tua", ti do jesh gjithmone dhe jam i lumtur qe te kam njohur, ska rendesi me ke jam une dhe me ke do jesh ti... Ti je me e veçanta qe kam njohur.
- Ndryshe nga ty une nuk te kam ty " djalin e endrrave te mia" por me bere te ndjehem ashtu, dhe une nk mendoj se ky " djale endrrash " ekziston, por ekziston ndjesia dhe ti e arrite te ndjehesha keshtu. Cfare eshte kjo, nje dashuri e parealizuar, apo nje vleresim??
- Nuk mendoj se do ja arrijme ta analizojme ndonjehere se çfare kemi ne te dy, por diçka e forte e cila do mbetet mes nesh...
---Lamtumire*