Denisa Saliaj
Ne Të Dy
Fshehur pas xhamave të mbuluara nga rrjedha shiu,
Qëndrojmë ne të dy në dritare të ndryshme,
Të shkoj përtej ktyre bulzave të holla mendimi më shkreptiu,
Ti i depërtuar nga dritëza ime re në dysheme, , ,
Të dy pamë njëri- tjetrin papritur,
Brendësia jonë filloi të përhapej në shesh,
Pushtimi nga emocjoni na kapi të papërgatitur,
Derisa gjetëm çfarë hendeku qëndron mes nesh...
Ah, jo hendek por një urë e gjatë!
Aq sa në të kalojnë mendimet tona të pafundme,
Urë, që edhe na lidh, edhe na mban largë,
Dhe na shkrinë, dhe na ndan në grimca të padukshme.
Një copëz akulli dhe pikë shiu që ngrin nga i ftohti,
Me botë të përmbysura e të rindërtuara nga e qeshura dhe loti,
Kta jemi ne të dy, të ndryshëm që kthehemi si pasqyrimi,
Të magjepsur nga ideali e të dehur nga zhgënjimi...

Komente 0