>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Pa Ty

I kam numěruar orët,
Dhe ditët pa ty,
Netët duken mě të gjata,
I shumëzova me dy.

Edhe këngët qě kënduam,
I shtova një nga një,
Poezitë që na pëlqenin,
Nuk harrova ti vë.

I shtova aty dhe lotët,
Që nga zemra rrodhën pikë,
Ja të shoh cfarë mbeti,
Të mendohem dhe një çikë.

Ja dhe yjet, që më flisnin,
Kur mëri pa shkak të mbaja,
Kur për gjënë më të vogël,
Unë zija edhe qaja.

Ja të shtoj edhe detet,
Dallgët që prekin shpirtin tim,
Edhe lulet do ti vë,
Edhe zogjtë në fluturim.

I pafund qenka malli,
S'shtyhen ditët pa ty,
Një e vdekur për së gjalli,
S' mund ta ndalë, kët 'marrëzi.