>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Rroke Momentin

Mos prit momentin e duhur,
mos lejo të bëhet vonë,
çdo gjë që s' jetohet vrullshëm,
një ditë shkon e s'kthehet më.

Mos humb kohë duke u strukur,
ngutu- rroke nëse t'bën të lumtur,
shijoje derisa je i etur,
zhytu në pasion si i çmendur.