>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Gjethet E Shkelura

Kur një gjethe bie,
nuk bën zhurmë...
duket si një lot
që thahet pa lënë gjurmë.

Por kur të gjitha bien përtokë,
e mijëra këmbë i shkelin rëndom,
kërcitja që bëjnë, si rënkim ngjason.
E trungu i mbetur zhveshur
dot nuk i ndihmon.