>
LETERSISHQIP
Genc Mekaj

Demon

Demonë të pashpirt
si statuja të ngrira
shohim në jetë çdo ditë,
në këto ditë të vështira.

Demonët mes neve jetojnë
natyra as toka nuk i përpiu
këta demonë na frikësojnë
demonët me fytyrë njeriu.
Libri: ''LABIRINTET E JETËS''