>
LETERSISHQIP
Genc Mekaj

Ndalu Oj Kohë

Ndalu oj kohë ti pse nxiton
me vrap të shpejtë e pa ndal
ndalu oj kohë ti a nuk pushon?
Ti ecën e ecën sikur një valë.

Oj kohë e ëmbël, oj e shtrenjtë
oj kohë e hidhur, oj e lehtë
ty ndoshta s’të dukem i denjë
prandaj ikën shpejt mua pa më vërejt.

Ndalu oj kohë e çmendur
Ndalu moj
të thërret ky njeri
ti je unë oj kohë, e unë jam ti.
Libri: ''LABIRINTET E JETËS''