>
LETERSISHQIP
Genc Mekaj

Trimit

Atje poshtë ku qëndron varri
në mjegullimë të kësaj mbrëmje
përmbi dhe lëkundet bari
thur dikush ca vargje kënge.

Thur dikush ca vargje mjerimi
për dikë që e la vetë,
në mes të ditës këputet gëzimi
dhe një zemër vajton e pret.

Vajton shumë një zemër e thyer
zemër nëne
zemër vashe
presin dikë për t’u kthyer
që shkoj në luftë e s’u kthye në paqe.
Libri: ''LABIRINTET E JETËS''