>
LETERSISHQIP
Genc Mekaj

Kllapi

Në zemrën time të çuar peshë
ndiej këtë natë sterrë
një hyri, një perëndeshë
herë si parajsë e herë si ferr
herë më vjen e më shtrëngon
herë më ik e më lëshon
herë më don, herë s’më don
fund e krye më dashuron,
vlon kjo zemër për të vlon.
Libri: ''LABIRINTET E JETËS''