Genc Mekaj
Mall
Më është mbushur dhoma plot mall,
Shpirti zemra fillojnë e qajnë
Lot të shkretë që s’bëzajnë!
Goja e vetme nuk nxjerr fjalë
Mall, o mall, shumë i rëndë je
Shumëçka more
E pak le,
Trëndafilin pa petale
Zogun e zemrës pa fole
Mall tek unë e mall tek ti,
Ose hajde ose vij
Pikon zemra melankoli
Zjarr e flakë kjo dashuri.
Shpirti zemra fillojnë e qajnë
Lot të shkretë që s’bëzajnë!
Goja e vetme nuk nxjerr fjalë
Mall, o mall, shumë i rëndë je
Shumëçka more
E pak le,
Trëndafilin pa petale
Zogun e zemrës pa fole
Mall tek unë e mall tek ti,
Ose hajde ose vij
Pikon zemra melankoli
Zjarr e flakë kjo dashuri.
Libri: "LABIRINTET E MALLIT"