Genc Mekaj
Do Të Kthehem Gjallë A Dekë
Gjithmonë kujtimet m’çojnë atje,
Ku u rrita u burrërova
Malli m’djeg sikur sot dhe dje
Vendin tim kurrë s’e harrova
Eh shpesh ëndrrat natën unë i shoh,
Atje larg në atë vatër
Mirë çdo vend unë e njoh
Mirë më kujtohet çdo cep e kodër
Malli zien e bren n’brendësi
E shton shtat largësia e shkretë
Çdo ditë pres unë për me u kthye
Do të kthehem gjallë a dekë.
Ku u rrita u burrërova
Malli m’djeg sikur sot dhe dje
Vendin tim kurrë s’e harrova
Eh shpesh ëndrrat natën unë i shoh,
Atje larg në atë vatër
Mirë çdo vend unë e njoh
Mirë më kujtohet çdo cep e kodër
Malli zien e bren n’brendësi
E shton shtat largësia e shkretë
Çdo ditë pres unë për me u kthye
Do të kthehem gjallë a dekë.
Libri: "LABIRINTET E MALLIT"