Genc Mekaj
I Humburi
Në pikturat e mia,
Do të derdh mall dhe vaj
Me pikat e lotit
Do të përziej ngjyrat gjerë në skaj
Në muret e jetës
Do të var mijëra piktura si hije
Disa të errëta,
Disa pa shije
Dhe atë ditë kur të vijë triumfi,
Do t’u ftoj në ekspozitën time
Në ekspozitën e errët dhe pa shije
Të një të humburi.
Do të derdh mall dhe vaj
Me pikat e lotit
Do të përziej ngjyrat gjerë në skaj
Në muret e jetës
Do të var mijëra piktura si hije
Disa të errëta,
Disa pa shije
Dhe atë ditë kur të vijë triumfi,
Do t’u ftoj në ekspozitën time
Në ekspozitën e errët dhe pa shije
Të një të humburi.
Libri: "LABIRINTET E MALLIT"