>
LETERSISHQIP
Genc Mekaj

Kjo Dashni

Ti vullkan i zemrës sime
që më përvëlon deri në palcë e më lë varr
i jep flak dëshirës time
kjo dëshirë që digjet zjarr.
Ti moj flakë që gufon
sikur llavë këtë zemër ma vërshon
herë e shpon
herë e flakëron
plot me afsh e mbulon.
Ti barut i ndezur flakë
midis zemrës
midis shpirtit
kësaj dashni i jep flakë,
sikur fijes së qibritit.
Libri: ''LABIRINTET E JETËS''