>
LETERSISHQIP
Gentian Ademaj

Mes Deshperimit Gjeta Dashurine

Te gjeta mes ferrit, ne drite te nxorra
mes dhimbjes deshperimit, dashuri te dhurova
me ndjenje te coptuar, ishe ne vetmi
te fala zemren time, te ngrohesh aty

mes mankthesh, sketerrash po prisje fundin e jetes
e rrethuar prej humnerash, honesh te vdekjes
shikoje mes erresires, shprese te gjeje
nuk ndjeje dashuri, lumturi nuk ndjeje

ishte venitur drita, ne syte e tua
e shuar pergjitmone, jeta te ishte shuar
kerkoje ti vdekjen, per te kishe mall
ishe qenie qe merrte fryme, e futur ne varr

me trenin e dhimbjes, udhetoje pergjitnji
kishe harruar tashme, termin dashuri
ne vagonin e mjerimit, ti ishe akomoduar
me zemer te thyer, shpirt te coptuar

ne endrrat e djallit, ti kishe perparesi
nga zjarret e tij perveluese, kerkoje ngrohtesi
heremite e kthyer, qe trupin ka qeli
te ngushellonte dhimbja, fati yt i zi

te gjeta kur tek ti, kishte vdekur jeta
me endrra te copetuar, udhetare pa shpresa
meshire ste fala, sdoje te ishe e ngushelluar
te fala zemren time, shpiptin e dashuruar.