Ignacio Larrañaga
Kërkoj Fytyrën Tënde, O Zot
O njeri i parëndësishëm, lëri për një çast shqetësimet e tua të zakonshme; hyr për një çast brenda vetes sate, duke u larguar nga rrëmuja e mendimeve të tua të pështjelluara dhe nga shqetësimet turbulluese që të shtypin! Pusho në Hyjin për një çast, pusho vetëm një moment në Të!
Hyr në skutat më të thella të shpirtit tënd; largo nga vetja jote çdo gjë, përveç Hyjit dhe asaj që të ndihmon që ta takosh Atë! Mbylle derën e banesës sate, dhe kërkoje në heshtje. Thuaji Hyjit me të gjitha forcat e tua, thuaja Zotit: “Kërkoj fytyrën tënde. Fytyrën tënde kërkoj, o Zot”.
Dhe tani, o Zot Hyji im, më mëso si dhe ku Të të kërkoj, ku dhe si Të të arrij.
Nëse nuk je në mua, o Zot, nëse mungon, ku Të të takoj? Nëse je në çdo vend, pse nuk bëhesh i pranishëm këtu? E di se Ti banon në një dritë të paarritshme; po ku është kjo dritë e paarritshme? Si do të mund t’i afrohem asaj? Kush do të më drejtojë dhe do të më çojë tek ajo dritë në të cilën do të mund Të të sodis? Në cilat gjurmë, me çfarë shenjash do Të të njoh? Nuk të kam parë kurrë, o Zot dhe Hyji im, nuk e njoh fytyrën tënde.
O Hyj i Tejetlartë, e çfarë do të bëjë ky i mërguari yt larg Teje? Çfarë do të bëjë ky shërbëtor, i etur për dashurinë Tënde, që endet larg Teje? Dëshiron që Të shohë, por Fytyra jote është shumë larg nga ai. Dëshiron që të bashkohet me Ty, por banesa jote është e paarritshme. Digjet nga dëshira për Të të takuar, por nuk di ku Ti banon. Digjet vetëm për Ty, dhe kurrë, nuk e ka parë Fytyrën tënde.
O Zot, ti je Hyji im, Ti je Zoti im, por nuk të njoh. Ti më ke krijuar dhe më ke shëlbuar. Ti më ke pyetur se sa zotëroj, por akoma nuk të njoh. Qeshë krijuar për Të të parë, por akoma nuk kam mundur të arrij qëllimin për të cilin qeshë krijuar.
E Ti, o Zot, deri kur do të na harrosh ne? Deri kur do të na e fshehësh fytyrën tënde? Kur do të shikosh drejt nesh? Kur do të ndritësh sytë tanë dhe do të na tregosh Fytyrën Tënde? Kur do t’u përgjigjesh dëshirave tona?
O Zot, na dëgjo, na shndrit dhe na e zbulo vetveten tënde!
Trego vëmendje ndaj dëshirave tona dhe ne do të jemi të Lumtur!
Pa Ty çdo gjë është mërzi dhe trishtim.
Ki mëshirë për lodhjet tona dhe për përpjekjet tona që bëjmë për të arritur tek Ti,
sepse pa Ty nuk mundemi asgjë!
Më mëso që Të të kërkoj, ma trego Fytyrën tënde,
sepse nëse Ti nuk më mëson,
nuk do të mund Të të takoj!
Nuk do të mund Të të takoj nëse Ti nuk bëhesh i pranishëm.
Do të kërkoj duke të dëshiruar,
do të dëshiroj duke të kërkuar.
Duke të dashur, do të takoj. Duke të takuar, do Të të dua. Amen!

Nga Libri Takim i Atë Ignacio Larrañaga.
Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi
Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi