>
LETERSISHQIP
Ignacio Larrañaga

Të Kam Dhënë Kaq Pak

Të kam dhënë kaq pak, o Zot Jezus,
por Ti me këtë ke bërë një gjë të madhe!
Përpara Teje jam tepër pak,
por Ti më ke bërë aq të pasur!

Nuk kam arritur të jepja gjithë atë
që do të kisha dëshiruar,
as nuk kam arritur që Të të dua si doja dhe ëndërroja.

Të kam dhënë aq pak, me të vërtetë aq pak,
dhe me shumë pak entuziazëm dhe gëzim.

Megjithatë Ti e di se në këtë “pak”
kam dëshiruar që të vë krejt zemrën time.

Ti shikon fundin e qenies sime,
me dëshirën që të jap shumë më tepër.

Ashtu sikurse e shndërron varfërinë time në pasuri,
dhe boshllëkun tim në plotësi,
pranoje dhuratën time ashtu siç është,
pranoje, pra, për të gjithë atë që nuk është,
në mënyrë që në mua të jetë një përkushtim total,
me vetë mjerimin tim,
dhe çdo gjë përsëri të jetë e krijuar
me pushtetin sovran të dashurisë Sate. Amen!
Nga Libri Takim i Atë Ignacio Larrañaga.
Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi